Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, ka njoftuar se kadetët e vitit të parë janë sfiduar në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.
Ministri Mehaj ka shtuar se gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 kanë demonstruar shkathtësitë në lidership personal dhe kanë mësuar veprimet taktike si grup.
Tutje, ministri i Mbrojtjes ka theksuar se operimi në terren i ka sfiduar edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike.

“Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup. Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike. Klasa 2026- Trup hekur, zemër atdhe!”, ka shkruar Armend Mehaj.