Mehaj në 26-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit: Vazhdojmë duke u zhvilluar, ia kemi borxh të rënëve për liri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në 26-vjetorin e rënies së heroit kombëtar, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve e tij, ka thënë se "vazhdojmë amanetin e tyre, duke u zhvilluar e forcuar çdo ditë e më shumë", sipas tij "këtë ia kemi borxh gjakut të Gjeneral Zahir Pajazitit me shokë"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka përkujtuar heroin kombëtar, Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, në 26-vjetorin e rënies së tyre.

“Sot 26 vite më parë, ranë për të mos vdekur kurrë komandanti Zahir Pajaziti me bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Armiku i vrau tinëzisht sepse nuk pati guxim t’u dalë përballë këtyre trimave”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se “Tre ranë, por mijëra u ngritën nën emblemën e lavdishme të UÇK-së, duke vazhduar luftën dhe amanetin e tyre deri në lirinë e kombit dhe atdheut”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke bërë homazhe tek varri i heroit, Zahir Pajaziti

“Ne, Ushtria jonë vazhdojmë amanetin e tyre duke u zhvilluar e forcuar çdo ditë e më shumë”, ka potencuar Mehaj.

Tutje, ai ka theksuar se vazhdimin e amanetit të tyre ia kemi borxh gjakut të “Gjeneral Zahir Pajazitit me shokë. Ia kemi borxh gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi”.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika