Mehaj: Përvjetori i katërt i Ushtrisë na gjen me suksese të mëdha

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se përvjetori i katërt i Ushtrisë së Kosovës e gjenë këtë me suksese të mëdha

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se përvjetori i katërt i Ushtrisë së Kosovës, e gjen këtë forcë me suksese të mëdha.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Mehaj ka thënë se përkundër sfidave, “rrugëtimi me vizion të qartë është i pandalshëm drejt synimit tonë”.

“Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë. Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza. Urime qytetarë të dashur! Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!” ka shkruar Mehaj në Facebook.

Tutje, Mehaj ka uruar qytetarët, ushtarakët dhe gardianët e Republikës së Kosovës.

“Urime qytetarë të dashur. Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë”, ka përfunduar Mehaj.

Në vitet e fundit, Qeveria ka ndarë buxhetin më të madh ndonjëherë për mbrojtje.

Në katërvjetorin e vendimit për formimin e Ushtrisë, Kosova ka nënshkruar aplikimin për pranim në Bashkimin Evropian.





Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika