Mehaj: Vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid, shpresë për botën e lirë dhe demokratike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për vendimet që priten të dalin nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Madrid, këto vendime sipas Mehaj-t janë shpresë për botën e lirë dhe demokratike

Armend Mehaj

“Koha për Konceptin e ri strategjik të NATO-s,” kështu u shpreh Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

Mehaj i ka konsideruar vendimet e Samitit të NATO-s në Madrid si shpresë për botën e lirë dhe demokratike.

Për Mehaj-n tashmë është koha për plan afatgjatë në sfidat e sigurisë në dimensionin global, si dhe përcaktimin dhe realizimin e plotë të detyrat politike dhe ushtarake të NATO-s.

Sipas tij është koha për të emëruar qartë qartë kërcënuesit afatgjatë për të gjithë zonën euro-atlantike, aty ku natyrshëm është edhe Kosova dhe populli i saj.

“Republika e Kosovës, institucionet, populli dhe ushtria e saj besojnë në vlerat euratlantike dhe garantueses së saj – NATO-së,” ka shkruar Mehaj.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës dhe NATO janë natyrshëm të bashkuara.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika