Analisti politik Lirim Mehmetaj ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, duke e quajtur fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës si “më të madhen politike pas luftës”.
Ai ka vlerësuar se Tahiri ka mposhtur Albin Kurtin e jo Faton Pecin si kandidat për kryetar, duke theksuar se kjo nuk është vetëm një fitore komunale, por edhe një rrëfim politik.
Mehmetaj ka shtuar se fitorja e PDK-së e bën këtë moment “të barasvlefshëm me Ditën e Pavarësisë”.
“Fitore, spektakuale, madhështore, isnpiruese e Arina Thairt dhe bashkudhëtarit të tij, mos harroni ka koalicion me AKR-në , Gjergj Beka, është diku 5 për qind që e kanë kryesisht ata. Edhe kjo tregoi mos harroni që Arian Tahiri e ka mposhtur Faton Pecin, aty ka humbu rAlbin Kurti. Edhe fitorja e PDK në Mitrovicë sot për mua është e barasvlefshme me ditën e Pavarësisë. Nuk ka fitore më inspiruese, Faton Peci personi tre ose katër më i votuar në Kosovë bashkë me kryeministrin e kanë shkuar në Mitrovicë sepse ka qenë e rëndësishme jo si komunë por edhe si rrëfim politik. Edhe i demoloi i fshiu me gomë. Fitorja më e madhe politike mbas lufte”, ka deklaruar ai.