Mehmetaj: Halil Thaçit të VV-së me gjasë do t’i ngrihet aktakuzë, Prokuroria ka nisur hetimet për falsifikim të diplomave

Analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar në Debat Plus se kandidati i LVV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, mund të mos i duhen votat për shkak të hetimeve që Prokuroria ka nisur për falsifikim diplomash.

“Unë mendoj që në Obiliq ka mundësi që zoti Halil Thaçi hiç mos të jetë kandidat kryetar, sepse me gjasë atij do t’i ngrehet aktakuzë se Prokuroria tashmë ka filluar hetimet për falsifikim të diplomave”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ai shtoi se një prej personave që ka ndihmuar për të marrë diploma false, me qëllim që të punësohen pastaj partiakisht në KEK, është po ashtu Halil Thaçi.

“Edhe siç i kam treguar Prebrezës, një prej emrave që përmendet nga të intervistuar se i ka cyt me marrë diploma fallc, tashmë e konfirmuar që kanë marrë diploma, një prej personave që i ka cyt me marrë diploma fallc për me me i punësu pastaj partiakisht në KEK është edhe zoti Halil Thaçi”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu tha se aktualisht po përgatitet një investigim nga ana e tij për rreth 50 punësime partiake të njerëzve të LVV-së në KEK.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika