Mehmetaj: Valon Prebreza është masha e partisë për kryerjen e punëve të ndyra (VIDEO)

Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se në këto zgjedhje lokale një ndër komunat që e ka përcjellë më së shumti është ajo e Fushë Kosovës për shkak të kandidatëve që garojnë për kryetar.

Mehmetaj në Debat Plus, foli për kandidatin e Lëvizjes Vetëndosje, Valon Prebrezën, për të cilin u shpreh se është ‘masha e partisë për kryerjen e punëve të ndyra’.

“Një prej komunave që e përcjelli më shumë interes është Fushë Kosova për disa arsye. Fushë Kosova është bërë një prej komunave kryesore të Kosovës për shkak të zhvillimit por edhe për shkak të ndryshimit në kualitet e cilësi të kandidatëve për kryetar komune. S’ka diskutim që kandidati i LDK-së në të gjitha dimensionet duke filluar nga dimensioni njerëzor para atij të Lëvizjes Vetëvendosje (Valon Prebreza), ai kandidat qysh prej tash është dëshmu që është një person i cili është mashë e partisë për kryerje të punëve të ndyra”.

Mehmetaj, mes tjerash, tha se kandidati i VV-së për Fushë Kosovën është shembulli jo i duhur për të gjithë të rinjtë që duan të hyjnë në politikë.

“Nëse fiton ai person (Valon Prebreza) krijohet ideja tek njerëzit që duan të merren me politikë është rruga e kriminalitetit. E keni parë që ai person është i super-përfolur për punësime të jashtëligjshme në KEK. Nëse fiton kundër kandidati i tij për mua është shpresë e madhe që njerëzit nuk e votojnë krimin, por e luftojnë atë me votë”, u shpreh Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika