Mehmetaj: Vuçiq është duke refuzuar ta nënshkruajë planin e zbatimit

Arsyet se pse Vuçiq është duke refuzuar ta nënshkruajë këtë marrëveshje, sipas Mehmetajt, është për shkak të situatës së brendshme politike në Serbi.

Gazetari Lirim Mehmetaj është prononcuar për RTV Dukagjinin, lidhur me takimin që është duke u zhvilluar në Ohër, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleskandër Vuçiq, për një marrëveshje për zbatimin e planit evropian, për të cilën, palët ishin dekoduar më 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel.

Më tutje, Mehmetaj i ka analizuar dhe deklaratat e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i cili kishte thënë që në Ohër nuk kanë ardhur për të nënshkruar marrëveshjen, por, sipas Mehmetajt, sot në Ohër është duke u kërkuar pajtim gojor për zbatimin e marrëveshjes që ishin dakorduar palët më 27 shkurt në Bruksel.

“Nga ato që di deri tani ka ngërçe në dialog, sepse po raportohet që drafti i fundit i ardhur për hapat e zbatimit të marrëveshjes ka pësuar disa ndryshme nga hera e fundit kur i është prezantuar si Kurtit si Vuçiqit. Edhe ndryshmet i kanë prekur të dyja palët është dashur që të bëhet një rinegocim. Disa nga informacionet e fundit thonë se Vuçiq refuzon ta nënshkruajë marrëveshjen, por e pranon marrëveshjen siç është pranuar gojarisht më 27 shkurt në Bruksel”, ka deklaruar gazetari.

Arsyet se pse Vuçiq është duke refuzuar ta nënshkruajë këtë marrëveshje, sipas Mehmetajt, është për shkak të situatës së brendshme politike në Serbi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika