Gazetar Lirim Mehmetaj ka dhënë parashikimin e tij lidhur me raundin e parë për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 12 tetor.
Mehmetaj, në Debat Plus me Ermal Pandurin, u shpreh me bindje se plotë se Natyra Kuçi nga PSD-ja fiton në Deçi nga PSD-ja fiton në Deçan dhe se në komunën e Prishtinës në balotazh shkon Vetëndosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kjo e fundit sipas tij do të dalë fituese.
Sipas Mehmetajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del si parti e parë në raundin e parë të zgjedhjeve në Junik, Gjakovë, Rahovec dhe Suharekë.
Lidhja Demokratike e Kosovës sipas Mehmetajt prinë në Fushë Kosovë, Obiliq, Pejë, Istog, Podujevë.
Partia Demokratike e Kosovë në Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Prizren, Ferizaj, Viti dhe Kaçanik ndërsa Lëvizja Vetëndosje del e para në Shtime dhe Gjilan për cka u shpreh se ‘boll i ka dy komuna’.
Më poshtë mund të ndiqni parashikimin e plotë të Mehmetajt të dhënë në Debat Plus.