Melos Bajrami po vazhdon të tregojë paraqitje shumë të mira me Vllazninë e Shkodrës edhe në këtë sezon. Mbrojtësi 23-vjeçar nga Prishtina është shndërruar në një nga pikat më të forta të skuadrës kuqeblu.
Së fundmi, Bajrami është rikthyer në formacionin titullar në fitoren ndaj Teutës, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në repartin defensiv. Ai tregoi siguri, qetësi dhe disiplinë taktike, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e ekipit.
Paraqitjet e tij të qëndrueshme kanë rritur ndjeshëm vlerën në treg, ndërsa burime pranë klubit bëjnë të ditur se mundësia e largimit nga Shkodra gjatë verës është reale. Një hap drejt Evropës për Bajramin duket gjithnjë e më i afërt.
