Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor në mesin e strukturave dhe përkrahësve të kësaj partie në Gjilan ka thënë se kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Riad Rashiti është njeriu i duhur për ta udhëhequr atë.
Krasniqi ka kërkuar që më 12 tetor të votohet numri 191, Partia Demokratike e Kosovës.
“Ma mirë për Gjilanin është me Riad Rashitin, ma mirë për Gjilanin është me të gjithë ju bashkë, sepse vërtetë koha për Gjilanin ka ardhë dhe ne do ta bëjmë bashkë realitet programin e Riadit dhe të PDK-së”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti tha se PDK e ka ekipin më të mirë, listën më të mirë dhe programin më të mirë që do t’i jap kësaj komune drejtim të ri.
“Nuk do të dalloj qytetarët tanë asnjëherë në ne dhe ata, sepse qyteti ynë meriton unitet, zhvillim dhe një të ardhme ma të mirë. Prandaj, më 12 tetor le ta kthejmë shpresën në fitore”, ka thënë Rashiti.