“Memli nuk u kanë i kthjellët kur u ardhë në studio…”- Lladrovci i përgjigjet Krasniqit në deklaratën: S’e ka me tapi komunën

Ramiz Lladrovci, në Debat Plus, në një intervistë i është përgjigjur kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili kishte thënë se Lladrovci kishte premtuar publikisht se nuk do të kandidonte më dhe se partinë nuk e kanë me “tapi”.

Ai ka thënë se kur Kadri Veseli e kishte ftuar të hynte në garë për Drenasin, i kishte vendosur një kusht.

“…Kur më ka ftuar Kadri Veseli nga Shqipëria të vij për të udhëhequr ose për të hyrë në garë për komunën e Drenasit, unë i kam thënë: vij me kushtin që të paktën dy mandate t’i kem, sepse asnjë kryetar komune nuk mund ta dëshmojë veten për një mandat. Dhe unë nuk kam pasur mundësi ta dëshmoj për një mandat, sepse problemet i kam trashëguar dhe investimet nuk ishin bërë ashtu siç raportohej. Është çështja e ujit, ku pesë vjet më kanë marrë hetimet, sepse kishin paguar për projektin e ujësjellësit, rrjetin primar të ujësjellësit, por nuk i kishin futur fare gypat… Dhe unë nuk kam mundur të bëj projekt mbi projekt, e kam denoncuar dhe policia e gjyqësia më morën pesë vjet. Jam vonuar. Pra, janë dy mandate”, ka thënë ai.

“Asnjëherë nuk e kam demantuar, nuk kam thënë ndryshe, sepse unë kam deklaruar dy mandate. Mandatin 2017-2021 e kam fituar me 54% kur ishte Kadri Veseli në Kosovë. Mandati 2021-2025 ishte një mandat ku të gjithë ata që dolën me subjekte të tjera u bashkuan atëherë, e tash janë bashkuar pasi e kanë marrë logon e PDK-së”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për liderin e PDK-së, Memli Krasniqi:

“Memli, mendoj që nuk ka qenë shumë i kthjellët kur ka ardhur në studio dhe ka folur për këto tema, sepse për Shtimen kam folur unë. Nuk ka qenë i kthjellët sepse unë e kam thënë atëherë dhe kam fakte të shkruara. Në një debat me panelistë më kanë thënë: pse këto probleme nuk i ke ngritur brenda subjektit? Këto probleme i kam shteruar krejt në subjekt. Në vitin 2021 u kam thënë se po më lufton Sami Lushtaku, në 2021 u kam thënë se po më lufton Ferat Shala, në 2021 u kam thënë se po më lufton Fadil Demaku, e mos t’i përmend emra të tjerë”, ka theksuar ai.

Tutje ai ka thënë se që nga viti 2016 e gjithë struktura e PDK-së ka qenë kundër tij.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika