Menaxheri i Elkos-it bëhet pjesë e listës së LDK-së në Pejë

Arsim Selmonmusaj do të jetë kandidat për asamble komunale të Pejës, në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Menaxheri i një prej rrjeteve më të mëdha të dyqaneve, Elkos, deklaroi se do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës, për të punuar fort për qytetin.

“Kandidoj për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin Komunal. Për të vazhduar punët e mira të Pejës. Për t’u dhënë zgjidhje konkrete problemeve tuaja të përditshme. Për një Pejë më të zhvilluar, më dinamike dhe më afër qytetarëve të saj.

Me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë Pejën shembull të zhvillimit dhe qytetarisë” deklaroi Selmonmusaj.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

“Të dashur qytetarë të Komunës se Pejës,

Si qytetar i këtij vendi, i qytetit tonë i njoh hallet, sfidat dhe pritshmëritë tuaja. Kam qenë pranë jush për vite me radhë, në punë, në jetë e në angazhimin qytetar. Sot, më shumë se kurrë, dua të jem edhe më afër jush. Prandaj me propozim të kryetarit aktual shembull, Gazmend Muhaxheri; kam vendosur të kandidoj për Kuvendin Komunal të Pejës.

Prej mbi 20 vitesh jam në shërbim të qytetit tim, në ekonomi, menaxhim, shoqëri civile dhe në politikë. Tani, është koha që këtë përvojë ta vë drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve të Pejës.

Kandidoj për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin Komunal. Për të vazhduar punët e mira të Pejës. Për t’u dhënë zgjidhje konkrete problemeve tuaja të përditshme. Për një Pejë më të zhvilluar, më dinamike dhe më afër qytetarëve të saj.

Me mbështetjen tuaj, do ta bëjmë Pejën shembull të zhvillimit dhe qytetarisë.

Miq të mij, familjarë,

Qytetarë të dashur,

Rruga drejt një Peje më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve nuk bëhet vetëm. Ajo bëhet bashkë.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, kam nevojë për mbështetjen tuaj, për besimin dhe përkrahjen tuaj. Në listën e gjatë të njerëzve të mirë të Lidhjes Demokratike, garoj me numrin 30. Më gjeni aty; më gjeni si zë i përbashkët që do të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin Komunal”.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika