Mes emocionesh, familjari i dy viktimave në Pejë rrëfen ngjarjen tragjike

Albert Ademaj, familjar i dy personave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve në Pejë, ka rrëfyer për RTV Dukagjini momentet e përmbytjeve, të cilat ia morën nipin e tij dhe kunatën nga jeta

Dhimbjen thotë se po e kalojnë bashkë me familjarët.

Albert Ademaj, familjar i dy personave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve në Pejë, ka rrëfyer për RTV Dukagjini momentet e përmbytjeve, të cilat ia morën nipin e tij dhe kunatën nga jeta.

Uji i madh i ka marrë dytë, djalin e vogël na ka qit këtu në komshi nusen e vllaut e ka qit këtu pas neve. Kanë qenë krejt me kryetar me ministra, deputetë, krejt na kanë vizitu, na ka ngushëllu krejt Kosova, me krejt e kemi nda dhimbjen, është vështirë për neve, është vështirë për të gjithë”, ka thënë ai.

Ai thotë se ndonëse janë të shokuar, qytetarët po ua largojnë sado pak mërzinë.

“Familjen kunata e ka pasur në Gjermani, lajmin jua kam dhënë unë, diku në orën 04:00 të mëngjesit, edhe ata e kanë përjetu shumë keq se nuk kanë qenë afër, nuk e kanë ditur se çka po bëhet, nuk e kanë prit, nuk e kanë besu dhe kështu së bashku me ta po i kalojmë këto dhimbje të mëdha. Jemi të shokuar, po ndihemi keq por qytetarët po na e largojnë sado pak mërzinë”, tha ai.

Në anën tjetër, Riard Krasniqi – qytetar, fajin nuk ua lë askujt.

Ai thotë se konsideron fat shpëtimin e familjes, pavarësisht dëmve të shumta materiale.

“Ka qenë një tmerr i madh, një vërshim i madh dhe i papritur. Kanë qenë nga RTV Dukagjini të parët ata që kanë arritur me ardh. Fati jonë është se në familjen tonë nuk ka viktima. Dëmet materiale janë shumë të mëdha. Momenatalisht po banojnë në katin e dytë të shtëpisë, kurse unë pas kësaj shtëpie që është më pak ë dëmtuar.Është shumë vështirë. Për dëmet shtëpiake ende nuk ka ardhur askush. Vetë i kemi largu gjësendet”, ëhstë shprehur ai.

“Krejt oborri ka qenë i bllokuar. Ka qenë katastrofë, fati i familjarit tim që ka ikur lartë na katin e dytë. Fajin nuk mundemi me ia lënë askujt, është natyror, këto ndodhin në Amerikë, në Azi, ka mundur të jetë intervenim më i shpejtë por viktima nuk kemi ne, ngushëllimë familjarëve që kanë humbur dy personat e tyre. Energji elektrike kemi, ujë nuk kemi”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika