Mësimdhënësi Shyti për ndaljen e pagave: Ndihemi të fyer e të nënçmuar





Tre anëtarët e familjes Shyti, të cilët janë të punësuar si mësimdhënës në shkollat e Kosovës, ende nuk i kanë marrë pagat.

Haki Shyti, i cili është mësimdhënës për 45 vjet, tregon se të ardhurat  e vetme i kanë nga puna e tyre si mësimdhënës, e të cilat qeveria ka paralajmëruar që këtë muaj nuk do t’i marrin për shkak të pjesëmarrjes së tyre në grevë.

Ai ka thënë se nuk është argument ai që po e përdor Qeveria e Kosovës, duke thënë se “ata që nuk kanë punuar nuk do të paguhen”. Sipas tij, ka shumë persona nga komuniteti serb, të cilët nuk punojnë me vite, por marrin paga nga institucionet e Kosovës.

“Ka me vite që nga komuniteti serb marrin pagë pa punuar fare. Kjo është gjendje që na ka dërrmuar ne punëtorëve arsimorë, dhe mua veçmas, si punëtor arsimor për 45 viteve”, ka thënë ai.

Shyti, në emisionin “Five”, është shprehur se ndihet i ofenduar nga qasja e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se do ta kenë të vështirë të mëdha financiare që ta kalojnë muajin.

“Mësimdhënësit e Kosovës, ndihen të fyer të nënçmuar të ofenduar, pa realizim për një të drejtë elementare siç është rroga, ndihemi shumë keq. Nuk është lehtë, kuptohet familja ka planifikimet e veta, kësaj radhe duhet ta bëjmë planifikim më të veçantë, për t’i përballuar këto çmime enorme që janë. Përveç meje dhe gruas, e kemi mësimdhënëse edhe vajzën… me vështirësi të madhe do ta përballojmë këtë muaj”, ka thënë ai.

Si alternativë, ai ka thënë se do ta ndihmojë vëllai i tij nga diaspora dhe një biznes të vogël privat me të cilin merret vajza e tyre.

Duhet alternativë tjetër, vëllain e kam jashtë, ai sigurisht do të na ndihmojë, është lajmëruar dhe na ka thënë se do të bëjë diçka. Vajza, përveç punës si mësimdhënëse, e ka një biznes të vogël, ndoshta këtë vit do të jetë bartëse e barrës së familjes”, ka thënë ai.

Mësimdhënësi Shyti, me 45 vjet përvojë, e ka kujtuar përvojën e tij në të kaluarën kur nën regjimin serb, kishin punuar duke e rrezikuar jetën e tyre, kurse tash sipas tij, kjo kategori e mësimdhënësve po ofendohet nga Qeveria.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika