Mesut Ozil pensionohet nga futbolli

Mesfushori Mesut Ozil raportohet se ka vendosur të pensionohet pas një periudhe të tmerrshme në Turqi

Mësut Ozil

Ish-kampioni i botës, Mesut Ozil i ka dhënë fund karrierës së tij shumëvjeçare.

Ozil është pensionuar papritmas, ai ka zhvilluar një ndeshje para disa ditësh, ndërsa nuk ka lajmëruar për pensionimin e tij.

34-vjeçari, i cili aktualisht është nën kontratë me Basaksehir, vendosi ta marrë këtë vendim pas ndeshjes së fundit me skuadrën e Stambollit.

Gazetari turk, Yakup Cinar raportoi ekskluzivisht se Ozil nuk ka ndërmend të vazhdojë karrierën e tij.

Madje do ta shkurtojë gjatë sezonit, ndërkohë që është nën kontratë me Basaksehirin .

Ozil ishte titullar ndaj Kayserispor në ndeshjen e fundit, por skuadra e tij u mund me rezultat 0:1.

Ky ishte fillimi i parë për ish-futbollistin gjerman në këtë sezon. Ai u zëvendësua në pjesën e parë dhe me sa duket vendosi se nuk mund t’i jepte më shumë futbollit dhe vendosi të tërhiqej.

Gjermani me origjinë turke nuk u paraqit më në stërvitje pas ndeshjes dhe thuhet se i njoftoi shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit se ai nuk do të kthehej në futboll.

Mesut Ozil

Ai kërkoi ndërprerjen e kontratës së tij deri në qershor 2023, për t’i dhënë fund karrierës.

Ish-kampioni i botës me Gjermaninë pati një karrierë të shkëlqyer.

Ai luajti për Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Schalke dhe Werder, ndërsa për kombëtaren gjermane luajti 92 ndeshje dhe shënoi 23 gola.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika