Metaj: Kërkuam angazhimin e FSK-së në Ujman pasi nuk patëm sukses me kapacitetet aktuale

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, ka deklaruar se pavarësisht angazhimit maksimal të të gjitha njësive, deri më tani nuk është arritur të gjendet trupi i mërgimtarit që dyshohet se u mbyt në liqen të dielën.

“Kemi angazhuar të gjitha njësitë – zjarrfikësit, Policinë, Shoqatën për Kërkim-Shpëtim dhe grupin e zhytjes Trepça. Policia ka qenë non-stop në terren. Si Agjenci koordinuese në raste emergjente kemi ndërmarrë të gjitha masat, por me kapacitetet aktuale nuk kemi pasur sukses për të gjetur trupin e personit të humbur, me këtë arsyeje me veprim ndërinstitucional i kemi marrë të gjitha veprimet”, ka deklaruar Metaj para mediave.

Ai bëri të ditur se për këtë arsye, Agjencia ka kërkuar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila sot tashmë ka dalë në terren dhe ka nisur punën.

“Kërkesën për angazhimin e FSK-së e kemi bërë dje. Ata sot janë këtu dhe janë duke e kryer punën e tyre. Agjencia është në proces të ngritjes së kapaciteteve”, u shpreh Metaj.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika