Metsola për vrasjen në Bruksel: Terrori dhe ekstremizmi s’mund të depërtojnë në shoqëritë tona, urrejtja s’do të fitojë

"Terrori dhe ekstremizmi nuk mund të depërtojnë në shoqëritë tona. Njerëzit duhet të ndihen të sigurt. Urrejtja nuk do të fitojë", ka thënë Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. GETTY IMAGES

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është shprehur e tmerruar nga vrasja në Bruksel.

Dy njerëz janë vrarë nga të shtëna me armë zjarri të hënën vonë në qendër të Brukselit, njoftoi Policia e Belgjikës.

“E tmerruar nga vrasja pa dallim në zemër të Brukselit sonte. Terrori dhe ekstremizmi nuk mund të depërtojnë në shoqëritë tona. Njerëzit duhet të ndihen të sigurt. Urrejtja nuk do të fitojë. Mendimet e mia janë me të afërmit e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi ajo.

Zëdhënësja e Policisë së Belgjikës, Ilse Vande Keere, tha se oficerët policorë mbërritën në vendin e ngjarjes shumë shpejt dhe e rrethuan lagjen.

Ajo nuk dha hollësi për rrethanat e sulmit me armë zjarri.

Ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika