MF thirrje pensionistëve: Kujdes nga mashtrimet, shmangni informatat jozyrtare

“Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë

Ministria e Financave

Ministria e Financave (MF) u ka bërë thirrje të gjithë përfituesve të skemave pensionale të kenë kujdes ndaj informatave të rreme që po qarkullojnë këto ditë.

Sipas Ministrisë së Financave, këto njoftime “mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale të pensionistëve”.

“Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se në rast se pensionistëve u kërkohen para në këmbim për të përfituar ndonjë shumë të caktuar më vonë, këto raste sipas Ministrisë duhen raportuar në polici.

Më 28 maj, policia ka njoftuar se me autorizim të prokurorisë ka nisur hetimet lidhur me mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Kosovës.

“Policia e Kosovës me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës. Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”, thuhej në njoftimin e policisë.

Dyshimet për mashtrime ndaj pensionistëve, policia nis hetimet

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika