Miftaraj: Opozita ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe atë për Paga

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga opozita që ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët publikë dhe atë për paga

Ehat Miftaraj – IKD

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë, pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe Ligjit për Paga.

Në një bisedë në emisionin Magazina, me Blerina Neziri dhe Lirik Sylmetaj, në Radio Dukagjini, Miftaraj ka thënë se edhe IKD-ja dhe shumë organizata tjera kanë dërguar komente e sugjerime, si për Ligjin për Paga ashtu edhe për Ligjin për Zyrtarë Publikë, por që sipas tij, ato nuk janë marr parasysh.

“Është për keqardhje se si kjo Qeveri, nuk i merr për bazë as rekomandimet e Bashkimit Evropian të cilat kishin për qëllim të sigurojnë një shërbim civil të depolitizuar dhe profesional. Komente, sugjerime e rekomandime janë dërguar edhe nga IKD dhe organizata tjera, por që janë injoruar plotësisht”, ka thënë Miftaraj, për Radio Dukagjini.

Sipas tij, këto ligje në pjesë të caktuara cenojnë sigurinë juridike dhe financiare të institucioneve të pavarura.

“Kjo praktikë e keqe duhet të ndalet. Është shqetësuese se Ligji për Zyrtarët Publik e kthen administratën publike nga një shërbim civil në shërbim politik”, ka thënë Miftaraj.

Ai ka kërkuar nga partitë opozitare që të dy ligjet t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Partitë opozitare e institucionet e pavarura e kanë obligim t’i dërgojnë këto dy ligje në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në standardet minimale të pjesëmarrjes së publikut në konsultime publike”, ka thënë Miftaraj për Radio Dukagjini.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika