Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) e Policisë së Kosovës, Departamenti i Kufirit, ka parandaluar një tentim-kontrabandë me migrantë të paligjshëm në afërsi të pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi, në Jarinjë.
Operacioni u zhvillua më 24 gusht dhe përfundoi me arrestimin e dy personave të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të një autobusi me targa të Novi Pazarit (NP), i cili operonte në linjën Mitrovicë–Beograd, policia ka gjetur parregullsi serioze. Në katin e parë të mjetit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u zbuluan 18 shtetas të huaj të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës.
Hetimet e para kanë treguar se pronari i kompanisë, G.A., dhe shoferi B.D., ishin të përfshirë në organizimin e transportit të paligjshëm të migrantëve, ndonëse kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë. Provat dhe verifikimet e Policisë kanë dëshmuar të kundërtën.
“Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.