Të shtunën, varroset Udhëheqësi i fundit sovjetik

Një radhë e gjatë u formua derisa njerëzit në Moskë kanë filluar t'i bëjnë nderimet e tyre të fundit Mikhail Gorbaçovit, liderit të fundit sovjetik, i cili solli përfundimin paqësor të Luftës së Ftohtë

Ish-lideri i fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev, lideri i fundit sovjetik që solli përfundimin paqësor të Luftës së Ftohtë, do të varroset të shtunën në Moskë, katër ditë pasi vdiq në moshën 91-vjeçare.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në funeralin për shkak të orarit të tij të punës, ka bërë të ditur Kremlini.

Megjithatë, kjo shihet gjerësisht si një nënçmim ndaj njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Putin dikur e quajti shpërbërjen e BRSS si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”.

Gorbachev mori pushtetin në 1985, duke prezantuar reforma të guximshme dhe duke hapur BRSS ndaj botës.

Por ai nuk ishte në gjendje të parandalonte kolapsin e bashkimit në 1991 dhe shumë rusë e fajësojnë atë për vitet e trazirave që pasuan.

Jashtë Rusisë, ai respektohej gjerësisht, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres tha se ai kishte “ndryshuar rrjedhën e historisë”, kurse presidenti i SHBA, Joe Biden, e quajti atë një “lider me vizion të jashtëzakonshëm”.

Sipas Fondacionit Gorbachev, anëtarët e publikut duhet t’i bënin nderimet e fundit zotit Gorbachev në Sallën historike të Kolonave të Shtëpisë së Sindikatave – si disa nga paraardhësit e tij sovjetikë, duke përfshirë Vladimir Lenin, Joseph Stalin dhe Leonid Brezhnev, njofton BBC.

Putini nuk do të marrë pjesë në funeralin e Gorbachev-it

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika