Miniera e harruar, ari dhe zinku thesari kryesor

Që nga vitet e 90-ta, Miniera e Herticës ka mbetur e harruar, ndërkaq për këtë vite më parë u interesuan ndërkombëtarët. Banorët thonë se funksionalizimi i saj do të kthente gjallërinë e fshatit

Miniera e Herticës

Gjurmët flasin për një histori.

Makineria në mes të shiritave ndihmës tregon se në fshatin Herticë të Podujevës dikur ishte funksionale një minierë.

Por, kjo pjesë ishte ndryshe deri në fillim të viteve 90-ta.

Një gjë të tillë e pohon Ramiz Bilalli, që është edhe përfaqësues i fshatit Herticë.

Billali kujton se vendi i tij i lindjes kishte një pamje tjetër e bashkëfshatarët e tij punonin në këtë vend ku nxirrej ari.

“Kjo funksionale ka qenë dri në vitet e 90-dhjeta dhe nga ajo përiudh ëhtë ndërprer. Këtu ka qenë cdo gjë funksionale dhe ka pas edhe mens për punëtor. Ka pas ari e zinkë, këto janë kanë ato që janë nxjerr nga miniera”, ka deklaruar Ramiz Bilalli.

Ajo çka ka mbijetuar nga ajo periudhë është pjesa hyrëse e minierës.

Ndonëse koha ka bërë të vetën e depërtimi brenda është mjaft i vështirë, pjesët tjera të saj tashmë janë mbuluar me dhe.

Po të funksionalizohet edhe një herë kjo minierë, Ramiz Bilalli thotë se të rinjët nuk do të mirrnin rrugën e gurbetit.

“Këtu ka mbetë e dërrmuar. Veq kjo pjsë është e hapt makinerit e të gjitha janë shkatërru. Shumica janë largu nga fshati dhe nëse funksionalizohet kjo pjesë do të ishte një rikthim I banorëve. Këtu ka ari dhe ne nuk do të kishim nëvoj më u largu nga këtu”, ka shtuar Bilalli.

Ndonëse për këtë pjesë të Kosovës, institucionet nuk u interesuan, para 13 vjetësh hulumtime për mineralet e Herticës kishte bërë një kompani e huaj.

“Pas lufte më nuk është bërë funksionale. Një kompani angleze ka ardh para 13 vjetëve dhe ka bërë hulumtime për këtë pjesë por pastaj është larguar”, ka theksuar ai.

Në këtë pjesë të thellë të Kosovës, besohet të jetë e mbushur më minerale nëntokësore.

Ari e zinku thuhet të jenë mineralet kryesore.

Se ky vend nuk është si pjesët e tjera e dëshmon dhe fakti që ata pak banorë të Herticës nuk mund ta konsumojnë as ujin e pijes.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika