Ministri Aliu merr pjesë në inspektime: Do të marrim masa ndaj kompanive të gurthyesve që shkelin ligjin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se do të marrin masa ndaj kompanive të gurthyesve që shkelin ligjin dhe veprojnë pa leje

Ministri Liburn Aliu në terren

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është e vendosur që të vë rend në operimin e gurëthyesve anëkënd vendit, duke shtuar se ka zero tolerancë ndaj gurëthyesve ilegal.

Ministri ka thënë se koha kur shëndeti i qytetarëve të Kosovës rrezikohej nga operatorë dhe kompani të ndryshme të cilat vepronin në mënyrë ilegale tashmë ka kaluar.

“Shkatërrimi i natyrës, dëmtimi i shëndetit, pronës private dhe publike nga operatorët ilegal nuk është më e mundur”, ka shkruar Aliu.

Ai ka njoftuar se sot kanë bërë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit dhe sipas tij, këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim.

“Në kuadër të këtyre parimeve, sot bëmë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit dhe këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim, dhe kështu do të marrim masa ndaj secilit që do të shkel ligjin dhe vepron pa leje”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika