Ministri italian i Mbrojtjes reagon për ushtarin e KFOR-it që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm

Ministri i Mbrojtes i Italisë, Guido Crosetto, ka reaguar lidhur me ushtarin e KFOR-it që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm në Leshan të Pejës

Në aksidentin e mbrëmshëm në Leshan të Pejës ka vdekur një ushtar italian i KFOR-it.

Ministri i Mbrojtes i Italisë, Guido Crosetto, ka bërë të ditur se ushtari i KFOR-it që humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Leshan të Pejës, është Claudio Cadeddu.

“Me dhimbje të madhe shpreh ngushëllimet e mia për gruan, vajzën dhe familjen e Claudio Cadeddu, shërbëtorit të Italisë në ushtrinë italiane, viktimë e një aksidenti tragjik rrugor në Kosovë. Mirupafshim Caudio”, ka shkruar ministri Cadeddu në platformën “X”.

Misionit i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një njoftimi ka konfirmuar mbrëmë se viktima e aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë është një ushtar italian.

KFOR-i ka njoftuar se fillimisht ushtari në gjendje të rëndë është transportuar me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë, ndërsa rreth orës 16:50 i njëjti ka ndërruar jetë.

Lexo dhe: Vdes ushtari i KFOR-it në aksidentin në Leshan të Pejës

“Në makinën e përfshirë në aksident ndodhej edhe një ushtar tjetër, i cili me ambulancë u transportua në spital me një gjendje më të qëndrueshme në “Cam Villago Italia” dhe më pas u dërgua në spitalin ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika