Ministri Peci me udhëzim administrativ, u përcakton komunave kushtet për trajtimin e kafshëve shoqëruese

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kërkesat teknike që duhen plotësuar nga strehimoret dhe nga komunat për trajtimin e kafshëve shoqëruese

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të enjten ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (UA) për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas nënshkrimit të këtij udhëzimi administrativ mund të ketë edhe siguri të garantuar për fëmijët e qytetarët në rrugë dhe njëkohësisht edhe përkujdes të duhur për mirëqenien e kafshëve endacake në përputhje më praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ndër të tjera, ministri Peci ka thënë se udhëzimi administrativ përcakton kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese dhe se krijon bazën ligjore e cila ua përcakton komunave ne mbarë territorin e Kosovës, kushtet se si duhet t’i trajtojnë qentë endacakë.

Tutje thuhet se ky UA rregullon krijimin e një programi për kontrollin e qenve endacakë, organizimin e strehimores së kafshëve që do të mbështesë zbatimin e planeve lokale të kontrollit të popullatës së qenve dhe maceve, sigurimin e një lokacioni të sigurtë për deponimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga Komunat në mbarë territorin e Kosovës.

“Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përcaktohen në detaje veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazes post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit. Ato kafshë të cilat përbëjnë rrezik të përhapjes së sëmundjeve tek kafshët e tjera apo tek njerëzit si dhe shprehin agresivitet dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve e shëndetin publik; do të eutanazohen. Gjithashtu, ky udhëzim përcakton qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës. Këto strehimore, qytetarët do të kenë mundësi që t’i vizitojnë e njëherit edhe të adoptojnë qen apo mace. Poashtu, në funksion të këtyre strehimoreve, udhëzimi parasheh edhe kujdestarinë, ku qytetarët mund të kenë qasje në çdo kohë e orë për të raportuar çdo eventualitet”, ka shkruar Peci.

Ai ka kërkuar nga komunat që t’i përmbushin obligimet ligjore dhe të alokojnë mjete financiare të cilat do të mundësojnë adresimin e plotë të çështjes së qenve endacakë.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika