Ministri Peci viziton fermerin e komunitetit jo-shumicë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin e komunitetit jo-shumicë, bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin e komunitetit jo-shumicë, bletarin Nikolla Antiq në fshatin Hajnoc të Komunës së Kamenicës.

“Nikolla është një nga rreth 2000 bujqit nga rradhët e komuniteteve, i cili është përfitues i Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022 e njëherit edhe aplikues për vitin 2023. Këtë vit presim rritje të theksuar të numrit të aplikuesve / përfituesve nga rradhët e komuniteteve. Poashtu ai ka përfituar grant nga Ministria e Bujqësisë për veprimtarinë e tij”, shkruan ministri Peci.

Ministri i Bujqësisë tregon se 3 milionë euro është shuma e përfituar nga komunitetet jo-shumicë, në total për sipërfaqe të mbjellura, blegtori, bletari e agro-biznese në kategorinë e subvencioneve dhe granteve për vitin 2022.

“Jemi në proces të vlerësimit administrativ për subvencionet 2023 ndersa perkrahja per komunitetet jo-shumicë këtë vit do të jetë më e madhe se 3 milionë”, ka thënë pos tjerash ai.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika