Ministri serb i Mbrojtjes: Na pret luftë diplomatike për dinarin

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore për operacione me para të gatshme, që parasheh përdorimin vetëm të euros për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb, e që ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq vlerësoi se ky vendim “është një sulm ndaj sigurisë ekonomike” të serbëve në Kosovë dhe se sipas tij, po krijohen “kushte të pamundshme” për mbijetesën e tyre

Ministri serb i Mbrojtjes  Millosh Vuçeviq

Duke komentuar vendimin e Kosovës për largimin nga përdorimi të dinarit serb, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se Serbia nuk ka zgjidhje tjetër përpos që të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike për, siç u shpreh ai, mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Gjithçka tjetër, pos dialogut diplomatik dhe politik dhe zgjidhjeve përmes aktiviteteve të këtij lloji na çojnë drejt asaj që nuk do të donim të shihnim”, tha Vuçeviq më 1 shkurt gjatë një prononcimi për Radio Televizionin e Serbisë.

Më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore për operacione me para të gatshme, që parasheh përdorimin vetëm të euros për pagesa, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb, që përdoret nga serbët lokalë në Kosovë për pagesa, por ata marrin edhe pensione dhe shtesa nga buxheti i Serbisë në dinarë.

Vuçeviq vlerësoi se ky vendim “është një sulm ndaj sigurisë ekonomike” të serbëve në Kosovë dhe se sipas tij, po krijohen “kushte të pamundshme” për mbijetesën e tyre.

Ai po ashtu tha se Serbia mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovës, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

“Është interesi ynë kombëtar për të ruajtur paqen”, tha Vuçeviq, i cili po ashtu theksoi se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi nuk ka të bëjë me “problemet në Kosovë”.

Qeveria e Kosovës tha se zbatimi i rregullores për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar.

Ekzekutivi kosovar tha se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

Megjithatë, nga 1 shkurti nuk do të lejohet importi i parave nëse institucionet që e bëjnë importin, nuk janë të licencuara nga BQK-ja.

Më 31 janar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se do të nisë një fushatë për informimin e qytetarëve për këtë rregullore, duke shtuar se shpreson që do të ketë bisedime mes bankave qendrore të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një mekanizmi për transfer transparent të mjeteve.

Nga Banka Kombëtare Serbisë, Ministria e Financave dhe Qeveria e Serbisë nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse janë planifikuar bisedime me Bankën Qendrore të Kosovës për këtë çështje dhe se cilat do të jenë hapat e radhës.

Paraprakisht, komuniteti ndërkombëtar i kishte bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores së BQK-së./REL

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika