Ministri Vitia viziton ShSKUK-në, i siguron përkrahje u.d drejtoreshës Dr. Arenliu – Hoxhaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar ShSKUK-në dhe ka uruar uroi u.d. drejtoreshën, Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj për detyrën e re, dhe i siguroi Dr. Arenliu – Hoxhajt se do ta ketë gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore

Pamje nga takimi

Të premtën e 27 janarit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar ShSKUK-në dhe ka uruar u.d. drejtoreshën, Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj për detyrën e re.

Ministri Vitia e ka siguruar Dr. Arenliu – Hoxhaj se do ta ketë gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore. Gjatë këtij takimi ministri Vitia ka thënë se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është “mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara”.

“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, ka thënë ministri Vitia.

“Ministria Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishin edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit të shëndetësinë duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim.

Në fund të këtij takimi, ministri Vitia dhe drejtoresha Arenliu – Hoxhaj janë pajtuar për shtimin e dinamikës së punës dhe “se brenda këtij viti prej ndryshime pozitive në shërbimet që ofron ShSKUK-së, gjë që do të reflektohet edhe me forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika