Ministria e arsimit: Një numër i konsideruar i nxënësve u larguan nga testi i maturës për shkak të telefonave

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se një numër i konsideruar i nxënësve është larguar nga pjesa e parë e provimit të Maturës Shtetërore për shkak të përdorimit të telefonave.  

Ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se një numër i konsideruar i nxënësve është larguar nga pjesa e parë e provimit të Maturës Shtetërore për shkak të përdorimit të telefonave.  

Pavarësisht kësaj, kjo ministri e ka vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi. Sipas Ministrisë, për procesin një raport më i detajuar do të publikohet javën e ardhshme.

“Ka përfunduar me sukses pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka organizuar pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore, duke e vlerësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e këtij procesi. Provimi është mbajtur në 158 qendra të testimit, ku maturantët janë sistemuar në 1335 salla, ndërsa sipas raporteve të komisionerëve, testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë vërejtje të theksuar. Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve. Një raport më i detajuar për procesin do të bëhet publik javën e ardhshme, pas analizimit të raporteve nga kryetarët e qendrave të testimit”, thuhet në njoftim të MASHTI-t.

KOHA ka raportuar gjatë ditës se si në “Viber” janë aktivizuar grupe me ofrim të ndihmës për testin që u mbajt gjatë ditës në katër lëndë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika