Ministria e Bujqësisë nuk ofron kompensim për bujqit e dëmtuar të Shtimes

Disa bujq në fshatin Davidovc të Shtimes kanë pësuar dëme në grurë, siç pretendojnë, nga përdorimi i gabuar i një herbicidi të rekomanduar nga barnatorja bujqësore. Megjithëse shpresonin për kompensim, as distributori, shitësi dhe as Ministria e Bujqësisë nuk kanë ofruar përgjegjësi. Bujqit mbesin të zhgënjyer dhe disa po mendojnë ndjekjen e rrugëve ligjore, ndërsa komuna dhe kryetari nuk janë deklaruar për këtë çështje

Disa bujq në Shtime nuk i kanë gëzuar të korrat e këtij viti. Kjo si shkak i një herbicidi të përdorur gabimisht, siç pretendojnë ata, të rekomanduar nga barnatorja bujqësore e qytetit.

Gëzimin e vetëm për këtë sezon e prisnin nga mundësia e një kompensimi për dhjetëra hektarët e dëmtuar.

Ndonëse në përgjigjet ndaj televizionit, distributori dhe shitësi përjashtuan mundësitë për kompensim, gatishmëri për kompensim nuk ka treguar as Ministria e Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka pranuar informacion zyrtar nga Drejtoria e Bujqësisë së Komunës së Shtimes e as nga Inspektorët fitosanitar  të AUV-së, e po ashtu as nga fermerët e kësaj komune lidhur me rastin e dëmtimit të të mbjellave në fshatin Davidovc si pasojë e përdorimit jo profesional/jo te drejtë të disa pesticideve. Në rastet e tilla kur dëmi është shkaktuar nga faktori njeri, si rezultat ose i sugjerimit të gabuar/jo të drejtë nga ana e personit përgjegjës të barnatores bujqësore, ose si rezultat i përdorimit jo profesional/jo të drejtë nga ana e vet fermerëve ose personit që e ka kryer spërkatjen, kompensimi i dëmit duhet të realizohet nga personi-shkaktuesi i dëmit”-Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Gjersa thekson se produktet “Nikozea” dhe “Diovid” janë të regjistruara, Ministria ka deklaruar se është e gatshme të trajnojë fermerët.

Shërbimi Këshillues zhvillon trajnime për fermerët edhe në fushën e mbrojtjes së bimëve, ku përfshihet edhe përdorimi i sigurt i pesticideve. Përveç kësaj, fermerët ftohen vazhdimisht, përmes mesazheve të ndryshme informuese, që për çdo problem apo paqartësi t’i drejtohen këshilltarit komunal përkatës në komunën ku banojnë. Sa i përket fshatit Davidovc, nëse ekziston nevoja për një trajnim të tillë, fermerët mund t’i drejtohen këshilltarit komunal të Komunës së Shtimes (komune se cilës i përket ky fshat), ose edhe drejtpërdrejt Zyrës Qendrore të Shërbimit Këshillues pranë MBPZHR-së. Nëse paraqitet një kërkesë konkrete, brenda javës mund të organizohet një trajnim i tillë”-Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

I zhgënjyer me situatën shprehet njëri nga bujqit e dëmtuar, i cili thotë se nga kryetari i Shtimes, iu dha një premtim.

“E kam marrë mostrën e inspektorit, s’ka rezultate ç’ka presim na.  Kryetarin jemi taku, ka kërku proces verbal, ia kam lënë asistentes t’ia jap. Analizat është dashur të kryhen në Pejë por s’dua të atakohem me inspektorë se na janë përgjigjur. S’ka kompensim. Komuna s’ka buxhet të veçantë e me këtë pronarin na bie ta qojmë larg punën. Do shoh me gjykatë, nëse ja vlen. Kryetari më ka premtuar se do komunikoj me zëvendësministrin e bujqësisë për këtë, tash po pres”, ka thënë Sami Emini, Bujk i dëmtuar.

Lidhur me çështjen, Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, nuk ka qenë i qasshëm në telefon, gjersa nuk është deklaruar as javëve të fundit.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika