Ministria e Infrastrukturës: Nuk jemi informuar për testimet në urën mbi Ibër

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se Ministria nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar për testimet e fundit që po zhvillohen në urën mbi lumin Ibër, ku janë parë të vendosur kamionë nga KFOR-i. Durmishi theksoi se testimet zyrtare nga ana e Ministrisë tashmë janë kryer dhe sipas rezultateve, ura është e qëndrueshme për çdo lloj ngarkese.

Kamionë e mjete të ndryshme dhe instrumente për matje gjeodezike janë parë mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën. E përderisa po kryhen këto testime, Qeveria në detyrë ka thënë se nuk është e informuar se kush po i kryen ato.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi për Televizionin Dukagjini, ka thënë se Ministria i ka kryer testimet vitin e kaluar e se për testimet e sotme nuk janë të informuar se nga kush po kryhen.

“Ne nuk e kemi asnjë njoftim zyrtar prej askujt. Ne kemi përfunduar testimet si minsitri. Kemi marrë raportet me rezutlate, ura është stabile përcfarëdo lloj ngakese që mund të kalojë mbi urë

I pyetur nëse ka pasur ndonjë komunikim pas shfaqjes së mjeteve të rënda në urë, Durmishi u përgjigj:

“Jo, jo, sepse as nuk kanë dërguar njoftim tek ne si ministri. Ata, sigurisht në bazë të informatave jozyrtare që po fliten, po duan të bëjnë testime – sigurisht me i krahasu me testimet tona”, tha Durmishi.

Durmishi theksoi se ura aktualisht nuk shfrytëzohet për qarkullim të automjeteve, por vetëm për kalimin e këmbësorëve, dhe shtoi:

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika