Ministria e Shëndetësisë ka nisur përgatitjet për krijimin e shërbimit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë, me ndihmën e Italisë

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Italia do ta ndihmojë Kosovën që krijojë shërbimin e kardio-kirurgjisë për fëmijët e Kosovës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr Rifat Latifi, dhe Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu

Të hënën e 25 korrikut Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Kosovës, Dr Rifat Latifi ka takuar Ambasadorin e Italisë,   Antonello De Riu, ku kanë planifikuar dërgimin e disa ekipeve  nga stafit mjekësor për trajnime  në mënyrë që të hapet rruga për krijimi i programit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë.

Tutje, Latifi ka thënë se ndihma e shtetit të italian është e rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.

“Fillojnë përgatitjet konkrete për krijimin e shërbimit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së shëndetësisë në Facebook.

I pari i shëndetësi ka  shprehur mirënjohje ndaj  Ambasadorit De Riu dhe shtetin italian për ndihmën e dhënë deri më tani në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, dhe për të gjitha aktivitetet përkatëse për krijimin e këtij shërbimi të nivelit të lartë për kujdesin shëndetësor të fëmijëve tanë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësi Kosova dhe Italia  ishin dakorduar që “ekipit kosovar mjekësor për trajnim në Itali si dhe përgatitjet për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për këtë qendër të përfundohen gjatë fillimit të vjeshtës”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika