Ministria e Shëndetësisë synon ligj të ri për sigurimin shëndetësor

Një dekadë pas hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimin shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që deri në fund të shkurtit ta procedojë në Qeveri një projektligj të ri

Ministria e Shëndetësisë

Funksionalizimi i sigurimit shëndetësor vazhdon të mbetet një premtim i parealizueshëm nga të gjitha qeveritë. Por, një dekadë pas hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimin shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që deri në fund të shkurtit ta procedojë në Qeveri një projektligj të ri.

Nga kjo ministri thonë se do të aprovohet edhe strategjia dhe plani i veprimit për sistemin informativ shëndetësor, i cili është parakusht për funksionalizimin e sigurimeve.

“Si hap i parë është ndërmarrë buxhetimi i SISh-it, ku për vitin 2024 veçse është buxhetuar dhe si një parakusht për të vazhduar në funksionalizimin e plotë edhe të sigurimeve shëndetësore. Në mënyrë paralele është punuar edhe në Projektligjin për Sigurime Shëndetësore, Projektligj ky i cili do të procedohet në Qeveri, jo me larg se dy muajt e parë të vitit 2024”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për RTK-në.

Skeptikë për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore janë deputetët nga opozita.

“Sigurisht që qytetarët tonë me të drejtë e humbin shpresën te shteti i Kosovës, për shkak të keqqeverisjes së Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së.

Ndërkaq, Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se këto çështje janë bartur “nga paaftësia që të adresohen”.

Funksionalizimin sa më të shpejtë të sigurimeve shëndetësore e kanë kërkuar përfaqësues të zyrtarëve publikë, të cilët thonë se janë të rrezikuar gjatë punës që bëjnë.

“Kemi vlerësuar se jemi institucioni që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare rrezikojmë jetën dhe shëndetin më shumë në krahasim me institucionet tjera. Është shumë logjike të thirremi në ligjin për sigurime shëndetësore në nivel vendi”, ka deklaruar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë.

Ndërkaq, Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, i ka thënë RTK-së se nuk shohin perspektivë në vend, si në rrafshin personal edhe atë familjar.

Mungesën e sigurimeve shëndetësore e kanë vuajtur më së shumti qytetarët, të cilët është dashur të paguajnë nga xhepi i tyre shërbimet shëndetësore, të cilat nuk i kanë gjetur në institucionet publike./RTK

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika