MINT: Benzina lirohet për një cent

Në publikimin e përditshëm të çmimeve të derivateve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, del se çmimi i benzinës ka rënë për një cent, ndërsa nafta dhe gazi mbesin me çmim të njëjtë

Ilustrim

Nga 1.74 euro për litër sa ishte të mërkurën, të enjten e 7 korrikut, çmimi i benzinës ka rënë në 1.73 euro, ndërsa nafta dhe gazi mbesin me çmim të njëjtë.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme dhe kompanitë e derivateve nuk do të kenë të drejtë për 24 orë që t’i rrisin këto çmime më lart sesa është caktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT).

Ministria në fjalë, pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, menjëherë pas vendimit të Qeverisë për të vendosur një çmim “tavan”, për derivatet, ka bërë thirrje për respektim të tij, por sipas tij, Qeveria apo Ministria nuk i kanë kalkuluar mirë çmimet.

Çmimi i derivateve ka pësuar rritje për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në Kosovë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.89 euro për litër.

Njoftim

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika