Mision humanitar në QKUK, mjekë nga Turqia operojnë fëmijë me probleme në zemër

Ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike

Një ekip mjekësh e infermierësh nga Turqia do të kryejë operacione te fëmijët me probleme në zemër dhe do të bëjë ekzaminime kardiologjike gjatë 10 ditëve të ardhshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku thuhet se ky mision është humanitar.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë mirëpritur sot në QKUK ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë të fëmijëve nga Turqia, në kuadër të misionit “Muntada Aid”.

“Ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike. Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, falënderoi organizatën ‘Muntada Aid’ dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen, duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, u shpreh i lumtur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës.

Në emër të ekipit, foli Dr. Ibrahim Cansaran, i cili, po ashtu, shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.

Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të përfitojnë eksperiencë edhe stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve.

Në përbërje të ekipi mjekësor ka mjek kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknikë të anestezionit.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika