Molliqaj flet për “Kompromisin e fshehur” të Kurtit më Serbinë

Dardan Molliqaj i ka akuzuar ish-bashkëpartiakët e tij të dikurshëm se kanë bërë kapërcime të medha në qëndrimet e tyre për dialogun me Serbinë, ku sipas tij ata janë duke diskutuar edhe për çështje të brendshme të Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, të martën e 30 gushtit para objekti të Qeverisë së Kosovës, ka akuzuar qeverinë Kurti 2 për “kompromis të fshehur” me Serbinë.

Më tej Molliqaj i ka akuzuar ish-bashkidealistët e tij, se ata në deklarata publike e kanë zbutur kundërshtimin për Asociacion e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (AKS), dhe krejt këtë kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe kryekuvendari Glaku Konjufca, sipas Molliqajt janë duke e bërë në emër të normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Por çka po normalizohet? Ky term nuk është neutral. Në këtë situatë po normalizohet mosnjohja, po përjetësohet tensioni dhe po ruhet konflikti”, ka thënë ndër të tjera Molliqaj.

“Iku pa u komentuar, pa u dalluar, pika që e bëri të pranueshme për Vuçiqin marrëveshjen për dokumentet e identifikimit (ID). Problemi fillon kur kjo pikë bëhet pozicion zyrtar edhe i shtetit tonë. Kjo qeveri legalizoi dokumentet ilegale, të vulosura nga Serbia. Letërnjoftimet në fjalë e trajtojnë Kosovën si pjesë të brendshme të Serbisë. A nuk është ky cenim dhe degradim?”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Mulliqaj ka thënë se “Prej deklaratave që nuk do të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës e deri te pozicioni që njeh dokumentet ilegale është kapërcim i madh. Zhvillim dramatik”.

Sipas Molliqajt, marrëveshjet e pjesshme shpien te Asociacioni etnik.

Tutje, ai ka thënë se festat e zhurmshme të cilat janë pjesë e propagandës nuk mund as t’i fshehin humbjet, e lërë t’i kompensojnë ato.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika