Molliqaj: Kurti e do Kosovën në mënyrë të gabuar

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Molliqaj ka deklaruar se Kryeministri Kurti është duke e dashur Kosovën në një mënyrë të gabuar si rrjedhojë e së cilës, sipas tij, po shkaktohen efekte negative. Ai ka theksuar se çështja e veriut të Kosovës mbetet një politike para se të jetë një ligjore

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Si jo rrallëherë, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar kreun e ekzekutivit kosovar duke e lënë përgjegjës për situatën e krijuar në vend.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Molliqaj ka deklaruar se kryeministri Kurti është duke e dashur Kosovën në një mënyrë të gabuar, si rrjedhojë e së cilës, sipas tij, po shkaktohen efekte negative.

“Problemi politik i Albin Kurtit e provon dëmin më të madh sesa a e don apo jo Kosovën. Nuk është çështja gjithmojmë dëmtohet një proces, një shtet, një mardhënie vetëm nëse ti e do ose s’e do. Shumë shpesh marrëdhëniet janë dëmtuar pikërisht duke i dashur, por duke i dashur gabim. Albin Kurti e do Kosovën në mënyrë të gabuar sepse e ka lidhur krejtësisht me një shpejgim për vetën e tij, për aspktin historik ose detyrën historike që e ka marrë ai me shpëtu këtë vend dhe po është e vërtetë si gjithmonë, pas çdo veprimi në veri kemi marrë një pasojë”, ka deklaruar Molliqaj.

Ky i fundit ka theksuar se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e Kosovës janë përgjegjëse të situatës aktuale, duke i quajtur “tërheqjet” e Kurtit si një kurth të tijin.

“Ne besojmë fuqishëm që ka qenë të gjitha veprimet e Qeverisë së Kosovës në veriun e Kosovës, që kanë qenë të gabuara me efekte negative, me rezultat të dëmsh֝m për Kosovën. Besoj se ky i fundit ka qenë më i madhi prej tyre, prej të kaluarave, por jo më i madhi prej asaj se çka mund të bëjnë në të ardhmen”, ka deklaruar ai gjersa ka theksuar se “Me të gjitha veprimet në veri, Kosova ka humbur. Në të gjitha prej tyre është tërhequr. Ne e kemi quajtur se ky është kurthi  i Kurtit…”.

Molliqaj thotë se konstatimi i PSD-së mbetet se çështja e veriut të Kosovës mbetet një politikë para se të jetë një ligjore.

 

Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar që nga 26 maji, me ardhjen në pozitë të kryetarëve të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Që atëherë, serbët kanë mbajtur protesta.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika