Njohësi i çështjeve të sigurisë, Refki Morina, në emisionin Five në RTV Dukagjini ka folur pas arrestimit në Zagreb të një piloti të ushtrisë kroate si pjesëtar i NATO-s dhe një serbeje nga veriu për spiunazh në Kosovë. Ai ka deklaruar se agjentë serbë, por edhe të shërbimeve të tjera, kanë depërtuar në institucionet e Kosovës dhe në organizatat ndërkombëtare që veprojnë në vend.
“Munden me qenë në KFOR, në EULEX, në institucionet e sigurisë, atje ku munden me pas më shumë të dhëna lidhur me rastet që iu nevojiten atyre,” ka thënë Morina.
Ai ka shtuar se jo çdo person mund të jetë spiun, por ata që përzgjidhen, janë në gjendje të japin informacione të vlefshme për shërbimet serbe.
“Çdo person s’mundet të jetë spiun, por personat e përzgjedhur nga ta, që të mund të qesin informacione, t’u japin të dhëna në interes të BIA-s së Serbisë për nevojat e tyre…,” ka theksuar ai.