Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se dita e martë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, por me intervale të shkurtra me diell gjatë ditës.
Sipas parashikimit, në orët e mëngjesit priten ngrica, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat ku temperaturat bien nën zero.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.
IHK bën të ditur se gjatë ditës nuk parashikohen reshje, por moti do të mbetet i ftohtë, sidomos në orët e hershme të mëngjesit.