Të enjten Kosova do të ketë mot të vranët me reshje të dendura që fillimisht do të jenë shi, por gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të shndërrohen në borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.
Zonat malore do të përjetojnë reshje bore që në mëngjes, ndërsa reshjet më intensive priten gjatë mbrëmjes dhe natës, kryesisht në juglindje, lindje dhe verilindje.
MeteoKosova paralajmëron mundësi vërshimesh lokale dhe formim shtresash bore.
Era nga veriu do të jetë e fuqishme, 15–45 km/h, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin 4–6°C dhe maksimale 5–8°C.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm, sidomos në zonat malore dhe rrugët e përfshira nga bora.