Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në disa zona pritet të jenë në formë të rrebesheve.
Reshjet më të intensifikuara parashikohen që nga orët e para të ditës e deri në paradite, me mundësi për vetëtima dhe bubullima.
Megjithatë, gjatë ditës pritet të ketë edhe intervale të shkurta me diell. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 48 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6 dhe 8°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15°C.