Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu vende-vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 10 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Qytetarëve u rekomandohet kujdes në komunikacion për shkak të rrugëve të lagështa dhe dukshmërisë së reduktuar në disa zona.