Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu gjatë gjithë ditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat do të jenë të ulëta gjatë ditës do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit. Ajo do të jetë e lehtë në shumicën e zonave, por lokalisht mund të paraqitet më e fortë.