Motra e gruas së vrarë thotë se ajo ka qenë e kërcënuar edhe nga familja e burrit

Motra e viktimës e cila ishte vrarë në oborrin e QKUK-së, ka thënë se e ndjera edhe më herët ka qenë e kërcënuar nga bashkëshorti i saj, i cili ende gjendet në arrati si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij shtatzënë

Pamje drejtpërdrejt nga emisioni Debat Plus





Motra e gruas shtatzënë, që është vrarë më 30 nëntor në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se ajo ka qenë e kërcënuar edhe prej familjes së bashkëshortit të saj, i cili dyshohet se e ka vrarë atë me tre plumba.

“Momentin që ka ardhur motra në shtëpi është ndjerë e kërcënuar prej tij dhe familjes së tij, e kanë lënë pa ngrënë bukë, e pa pi, të gjithat janë kanë bërë. Jemi bërë nganjëherë bashkë e gjithë familja, ai nuk e ka lënë të vij tek ne”, është shprehur ajo, drejtpërdrejt në Debat Plus.

“Gjatë martesës nuk kanë kaluar mirë, momentin që është martuar në atë natë nuk na është lajmëruar hiç, vetëm dikur në mbrëmje na është dërguar mesazh nga burri i saj që është mirë mos u bëni merak, por, nuk është lajmëruar kështu me zë vetëm mesazh  në telefon”, ka thënë tutje ajo.

Po ashtu, ajo ka thënë se në ditën kur ka shkuar për  lindje në QKUK, aty i dyshuari ka tentuar të ketë kontakt me 35-vjeçaren tashmë të ndjerë, por sipas saj, ai me gjithë tentimin nuk ka pasur mundësi të ketë kontakt, por e ka dërguar nenën dhe motrën e tij.

Ajo ka shtuar se nuk ka pasur kontakt me motrën e saj prej natës kur ajo ka qenë në spital.

“Gjatë mbrëmjes i kemi pas në roje tërë natën rreth orës 11 në mëngjes kanë shkuar, pak më herët kenë veç e vizituan pak  dhe shkuan. As prej gjykatës as nga askush nuk na kanë vizituar apo të lajmërohen tek ne”, ka thënë ajo.

Tutje ajo është shprehur se familja e të dyshuarit nuk i ka kontaktuar më pas vrasjes as edhe për ngushëllime.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika