MPB-ja merr merita në aktivitetin antikontrabandë të policisë

Ministria e Punëve të Brendshme e ka lëshuar një komunikatë jo edhe aq të zakontë në të cilën ka marrë merita në aktivitetin antikontrabadë të policisë së Kosovës

Gjatë ditës së martë të dy gushtit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri të Kosovës, respektivisht në fshatin Rudare të Komunës së Zvecanit,ka ndaluar një autoambulancë në të cilën ka hasur barna medicinale të cilat nuk kishin dokumente të prejardhjes.

Ndërkaq, po për këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme gjatë mbrëmjes të së martës e ka lëshuar një komunikatë të pazakontë, duke marrë merita edhe për vete në aktivitetin në fjalë.

Në komunikatën e MPB-së, jepen detaje pothuajse të njëjta me komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës, në lidhje me kontrabandimin e barnave përmes një autoambulance.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

“Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore”, vijon njoftimi.

Komunikata përfundon duke iu drejtuar qytetarëve të Kosovës, se MPB-ja do të vazhdojë ta luftojë krimin e organizuar dhe kontrabandën në të gjithë territorin.

Në veri ndalohet një autoambulancë, dyshohet se me të kontrabandoheshin barna

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika