MPJD shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd: Shpresojmë që raste të tilla të mos përsëriten kurrë

MPJD i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vrarëve që humbën jetën nga sulmi me armë zjarri në një shkollë të Beogradit, duke shpresuar "që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë"

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve nga sulmi që ndodhi të martën në Beograd, ku nëntë persona mbeten të vdekur, 8 prej të cilëve ishin fëmijë.

“U dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të 9 të vrarëve, mes tyre 8 fëmijë, viktima të të shtënave masive në një shkollë në Beograd. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë” thuhet në reagimin e MPJD-së.

Ndryshe, tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës, në një sulm të armatosur nga një nxënës 13-vjeçar në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, sulmuesi u arrestua.

Motivet e sulmit ende nuk dihen.

Ngushëllime për këtë rast kanë shprehur edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast, presidentja Osmani ka thënë se nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e fëmijëve.

Ndërsa, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij, gjersa ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Shkon në nëntë numri i të vrarëve në një shkollë në Beograd

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika