MSh-ja dhe MAShTI përfitojnë projekte në vlerë afro 40 milionë euro

Në ceremoninë e nënshkrimit të premten, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit në Kosovë kanë përfituar afër 40 milionë euro për projekte të përmirësimit të sistemit shëndetësor dhe arsimor. Këto përfshijnë investime në blerjen e pajisjeve shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së edukimit dhe të kujdesit për fëmijët

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë përfituar afër 40 milionë euro nga marrëveshja e projekteve “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Në ceremoninë e nënshkruar të premten, është thënë se këto projekte kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikanë financim në formë granti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka theksuar se projekti i parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK-në dhe SHSKUK-në.

Ndërsa, projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe të kujdesit në fëmijërinë e hershme.

“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja, që kanë për synim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershem. Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikanë financim në formë granti prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projekti Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë”, si dhe 18.6 milionë euro kredi e 2 milionë grand për “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me këto projekti MSh-ja ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.

“Sot, si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësorë përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë të madhe të këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme, që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor. Përmes këtij projekti, MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, ka thënë Vitia, transmeton EO.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci, ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika