Muhamed Krasniqi: Shqetësuese numri i lartë i aksidenteve rrugore në Kosovë

Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij për numrin e lartë të aksidenteve rrugore në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e hetimit të shkaktarëve dhe masave të nevojshme për të përmirësuar sigurinë rrugore

Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi në emsionin “Rreth e Rrotull”.

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ishte eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi, i cili ka shprehur shqetësimin e tij për numrin e lartë të aksidenteve rrugore në Kosovë, veçanërisht atyre të ndodhura të shtunën e fundit që sollën tri aksidente të ndara me pesë viktima.

“Është një gjendje shqetësuese dhe alarmante sa i përket aksidenteve, në veçanti aksidenteve të së shtunës që lamë pas, me fatalitet tri raste të ndara me 5 të vdekur”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, Krasniqi ka bërë thirrje që të hetohen “deri në detajet më të vogla shkaktarët e këtyre aksidenteve, në mënyrë që më pas institucionet përkatëse të marrin masa konkrete që të ndryshojnë nëse është problemi te rruga, të marrin masa në ndryshimin apo plotësimin e atij segmenti rrugor”.

Eksperti i komunikacionit Krasniqi bëri të ditur se një pjesë e madhe e aksidenteve janë vetaksidente.

“Mbi bazën e të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës të vitit të kaluar, na rezulton që 33% të këtyre aksidenteve në përgjithësi me fatalitet janë të tipit vetaksidente”, vijon ai.

“Kosova ka marrë obligime karshi komunitetit ndërkombëtar që në procesin e integrimit në BE, patjetër të harmonizojë legjislacionin edhe në fushën e trafikut dhe transportit”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, brenda 5 orësh kishin ndodhur tri aksidente me fatalitet në Prishtinë, Pejë e Podujevë, ku si pasojë mbetën të vdekur 5 persona, të shtunën e javës së kaluar.

Një aksident kishte ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ku një person kishte mbetur i vdekur dhe një është lënduar.

Ndërsa, aksidenti tjetër kishte ndodhur në rrugën që lidh fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ku si pasojë kanë vdekur dy persona dhe një tjetër është lënduar.

Ndërkaq, në Ozdrim të Pejës, gjatë mbrëmjes të së shtunës, kishte ndodhur një aksident, ky si pasojë dy këmbësorë kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika