Muja: Kosova qartazi u rreshtua ndaj BE-së dhe SHBA-së, hezitimin e Serbisë e pamë me shqetësim

Deputeti Muja ka thënë se hezitimi i qëndrimit të Serbisë në konfliktin Rusi-Ukrainë ka paraqitur një shqetësim. Krahas kësaj, ai ka thënë se vendosja e ushtrisë serbe në një kohë mosdakordimesh politike në pikat kufitare tregon një zgjidhje joevropiane nga ana e shtetit serb

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja, ka thënë se Kosova është rreshtuar qartazi ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Rusisë  dhe luftës së saj në Ukrainë.

Në ditën e dytë të sesionit të punës së Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Muja ka thënë se hezitimi i qëndrimit të Serbisë në këtë konflikt ka paraqitur një shqetësim.

“Kosova qartazi është rreshtuar ndaj BE-së dhe SHBA-së, sepse nuk ka pasur asnjë dyshim që agresioni ndaj një vendi aspirues ndaj BE-së, që aspiron demokraci dhe liri njerëzore nuk duhet të ketë dyshim. Ne e kemi parë me shumë shqetësim hezitimin e Serbisë për të dënuar këtë agresion, sepse kjo paraqet një dilemë për sigurinë e Kosovës dhe sfidimin e paqes në Ballkanin Perëndimor”.

Krahas kësaj, lidhur me dialogun, Muja ka thënë se njohja nga Serbia, një ulëse në OKB, njohja nga vendet e BE-së dhe anëtarësimi në NATO paraqesin zgjedhje të përkushtimit strategjik të Kosovës dhe, njëherit, zgjedhin dilemën e sigurisë së saj.

Sipas Mujës, pala serbe ka “minuar” përpjekjet për sukses dhe kjo sipas tij vërehet te një pjesë e marrëveshjeve.

“Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet te një pjesë e madhe e marrëveshjeve që kemi nënshkruar deri më tani si, për shembull, marrëveshja për energji e pazbatuar deri më tani, liria e lëvizjes, ajo për vulat doganore dhe të tjera”, ka deklaruar Muja, gjersa ka theksuar se zgjedhja e pozicionimit të ushtrisë serbe në pikat kufitare në një kohë të mosmarrëveshjeve politike paraqet një cenim të  sigurisë dhe zgjedhje joevropiane.

Krahas kësaj, shteti serb ka pretenduar se Republika e Kosovës kishte angazhuar dronë për vëzhgim në territorin serb.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika